9 ndryshime në 11-she, Zidane pas fitores ndaj Belgjikës: S’ka një formacion titullar, të gjithë të jenë gati!

Zinedine Zidane u shfaq i kënaqur dhe krenar pas fitores 1-0 të Francës ndaj Belgjikës. Goli i Michael Olises në minutat e fundit i dhuroi tri pikët “Gjelave”, ndërsa trajneri francez vlerësoi veçanërisht reagimin e skuadrës pas një formacioni të ndryshuar ndjeshëm.

Zidane vendosi të bëjë plot nëntë ndryshime në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen e mëparshme ndaj Turqisë. Një zgjedhje e guximshme, e cila sipas tij dha rezultat.

“Po, dhe jo vetëm me topin. Edhe sonte, ashtu si në ndeshjen kundër Turqisë, bëmë një paraqitje të mirë. Fusha ishte më e mirë dhe u treguam të zotë në çdo aspekt: në presing, ndaj një skuadre të madhe si Belgjika. Rezistuam, ishim të guximshëm dhe nuk patëm frikë të luanim në gjysmën e tyre të fushës. Kjo është ajo që duam”, deklaroi Zidane pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-trajneri i Real Madridit u ndal veçanërisht te mënyra se si i gjithë grupi u përfshi në këtë sukses. Sipas tij, edhe pse ritmi ra disi në pjesën e dytë, kjo ishte e kuptueshme pas ndryshimeve të shumta në formacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është normale që në pjesën e dytë ta ulim pak ritmin pas nëntë ndryshimeve. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të ndihen të përfshirë. Kjo është ajo që duam”, u shpreh trajneri francez.

Zidane theksoi gjithashtu se në skuadrën e tij nuk ekziston një formacion i pandryshueshëm dhe se çdo futbollist duhet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

“Nuk ekziston një skuadër fikse. Të gjithë duhet të ndihen të gatshëm dhe të mendojnë se mund të japin diçka. Zgjedhjet më takojnë mua, por ata duhet të jenë të përgatitur. Bëmë nëntë ndryshime dhe të gjithë ishin të jashtëzakonshëm”, tha Zidane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?