
Një qytetar i Beratit është gjobitur me 60 mijë lekë dhe i është hequr patenta, pasi vendosi të bënte një video për TikTok, duke ngarë makinën në trotuar.
“Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit”, tha policia.
Nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion. (A2 Televizion)