Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Në BBV kupton veten…”/Do të lidhej me një banor brenda shtëpisë? Amber: Unë godas që në fillim!

E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Amber Candy, për të folur më shumë për jetën e saj personale, periudhën pas “Big Brother VIP” si dhe planet e saj të karrierës…

A të ndihmoi “Big Brother VIP” të njihje anë të vetes tënde që më përpara nuk i njihje?

BBV të rrit në televizion, sepse të mëson disa parime që ti nuk i mëson në një intervistë të thjeshtë. Ti aty kupton veten dhe mëson vlerat e vetes tënde se kush je.

Po dashurinë si e sheh pas BBV?

Dashuria nuk ka ndryshuar. Dashuria nuk ndryshon. Nëse dikush të do, nuk ta ndryshon BBV këtë gjë.

Mendon se po të kishe qëndruar më shumë aty brenda do të ishe dashuruar me një banor?

Jo, unë godas që në fillim, nuk e lë për në fund (qesh).

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.