I dënuar për vrasje me paramendim, kapet në Itali 28-vjeçari shqiptar
Një 28-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim është arrestuar në Bolzano të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Policia e Shtetit bën me dije se Vanxhel Balla, lindur në Dibër, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër e kishte dënuar në vitin 2020 me 12 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vite burg.
Nga hetimet rezulton se 28-vjeçari, së bashku me vëllain e tij, A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës, thikë, shtetasin A. Z., alias I. Z.
Arrestimi u krye në Bolzano falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë. Autoritetet shqiptare dhe italiane vijojnë procedurat për ekstradimin e Ballës drejt Shqipërisë.
Lëvizi me makinë në trotuar dhe e postoi në TikTok, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i hiqet leja e qarkullimit shoferit në Berat
Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Korçë
Kryeministri Rama në Bruksel për Samitin e Euronews 2026 për Turizmin
- 10:15 Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
- 10:13 “Vite zhvillimi brenda pak muajsh”, shkencëtarët paralajmërojnë për një shpërthim të inteligjencës artificiale
- 10:13 Identifikohen përmes ADN-së edhe dy viktima të luftës në Kosovë
- 10:11 Operacion kundër krimit të organizuar, policia britanike arreston 17 persona
- 09:58 Surprizon Celine Dion, shfaqet në sfilatën e modës në Paris
- 09:56 Zelensky: Mbi 8,000 trupa të Koresë së Veriut janë në Rusi, po përgatiten edhe 10,000 të tjerë