Miqësorja me Ukrainën/ Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Tiranë, një ndryshim në listë

Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Tiranë në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, që do të luhet më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.

Pasditen e djeshme ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, për shkak të dëmtimit, Elton Fikaj nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares U-21 për këtë ndeshje. Për këtë arsye, ekipit U-21 do t’i bashkohet Endrit Asani, i cili ishte pjesë e Kombëtares U-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka vendosur të thërrasë futbollistin e ekipit të Bylisit, Petro Marku. Sakaq, me Kombëtaren U-21 është bashkuar edhe portieri Simon Simoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombëtarja U-21 do të vijojë të përgatitet në Tiranë, ndërsa më 3 tetor do të udhëtojë drejt Hungarisë për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës U-21.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?