Policia anti-terror njoftoi të hënën se pesë personat e arrestuar për komplotin e dyshuar me bombë në bazën e Forcës ajrore mbretërore të Fairfordit janë shtetas britanikë nga Londra dhe rreth të 20-ave. Të dyshuarit u ndaluan jashtë bazës ushtarake në Gloucestershire dhe u zhveshën nga forcat e rendit në orët e para të së dielës, pasi kishte frikë se mund të mbanin jelekë të mbushur me eksplozivë. Një fermere duket se e pengoi sulmin, pasi njoftoi menjëherë policinë kur pa tre furgonë të bardhë pranë bazës ajrore që është përdorur nga bombarduesit amerikanë për të goditur Iranin. Ajo kishte parë më pas edhe personat e dyshuar si terroristë, që me kapucë në kokë, u larguan në disa drejtime.