Teksa afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese është zvogëluar, partitë parlamentare në Kosovë ende nuk kanë ndonjë emër si propozim për president të ri të vendit. 6 tetori 2026 është data e fundit deri kur Kuvendi duhet ta përfundojë procesin për zgjedhjen e kreut të shtetit, në të kundërt Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Aktualisht, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu vijon të ushtrojë edhe postin e presidentes së vendit. Mandati I saj në këtë pozicion përfundon më 4 tetor.