29 Shtator 2026, 10:04
Nga G.M
Pamje
BERAT- Një qytetar në Berat është ndëshkuar me një gjobë prej 60 mijë lekësh dhe i është hequr leja e qarkullimit, pasi ka qarkulluar me automjet në trotuar dhe jo në rrugën për makina.
Sipas njoftimit të Policisë, ai ka bërë manovra të rrezikshme të cilat kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve. Pas publikimit të videos së regjistruar nga ai në rrjetin social TikTok, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kanë shoqëruar në komisariat qytetarin, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Berat/Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.
Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112./Dosja.al
policia rrugore berat
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:13
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes a...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 09:57
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për vrasje është arrestuar në B...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 08:52
E. D
foto ilustruese
GREQI- Planet për ngritjen në Afrikë të një qendre për dëbimin dhe riatdhesimin e migrantëve, k&eum...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka reaguar pas publikimit nga grupi i hakerëve “Homeland Justic...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:41
E. D
Blendi Fevziu, Qamile Marra
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka takuar në Shqipëri një grua për të cilën pretendohet se &e...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit në...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:27
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, me një litër dizel q&...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rin...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:21
E. D
TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie për të dytin tremujori radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e S...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike edhe gjatë ditës ...