Celebrities Live From Tirana Showbiz

Televizioni hapi i radhës? Amber zbulon ekskluzivisht projektin e ri: Njerëzit duan lumturi, një show që…

E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Amber Candy, për të folur më shumë për jetën e saj personale, periudhën pas “Big Brother VIP” si dhe planet e saj të karrierës…

A e mendon televizionin si një kapitull të ri tëndin?

E kam lënë për ta thënë këtu në emision… Unë jam duke u marrë me diçka timen, që ka të bëjë me televizionin. Do të jetë një show, siç jam unë, me energji e humor. Sepse mendoj se njerëzit janë lodhur me intervistat bazike, që vesh xhaketën dhe ti interviston personazhin për të nxjerrë diçka nga jeta e tij. Mendoj që një personazh televiziv duhet të trajtohet si i tillë dhe pse jo të bëjë një show. Njerëzit duan humor, duan të qeshin, duan lumturi. Nuk duan më të qara dhe lot nëpër emisione. Unë mendoj se e bëj më së miri dhe notën do ma vërë publiku me puntatat e para. Është një projekt i menduar gjatë. E mendova dhe pse jo, ta bëj. 

Nëse kjo ide nuk do të ishte pjekur, kujt do t’i kishe “marrë vendin” në një program në Top Channel?

Nuk dua t’i marr vendin asnjërit. Dua të marr vendin që më takon. 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.