Qeveria britanike e konfirmon: Hyrja falas në muzetë kombëtare do të vazhdojë
Sekretarja e Kulturës e Mbretërisë së Bashkuar, Lisa Nandy ka konfirmuar se muzetë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar do të mbeten falas dhe të hapura për të gjithë.
Nandy konfirmoi se hyrja falas do të ruhet për 15 institucionet e sponsorizuara drejtpërdrejt nga Departamenti për Dixhitalin, Kulturën, Median dhe Sportin (DCMS) – institucione si Tate, Galeria Kombëtare e Portreteve, Muzeumet Kombëtare të Liverpoolit dhe Muzeu Britanik.
“Muzetë tona janë vendet që ndriçojnë botën”, tha Nandy.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Lord Sadiq Khan, kishte kundërshtuar planet e qeverisë për të marrë në konsideratë vendosjen e tarifave për vizitorët ndërkombëtarë, duke thënë se muzetë dhe galeritë falas ishin një pjesë “themelore” e jetës në Londër.
Pas njoftimit të Nandy-t, Drejtoresha e Njësisë së Politikave Kulturore, Alison Cole, e vlerësoi hyrjen e lirë si “një nga politikat kulturore historike të kohës sonë”.
“Është e mrekullueshme që Qeveria ka njohur jo vetëm meritat e saj ekonomike, por edhe fuqinë e saj për të shprehur vlerat tona dhe për të formësuar mënyrën se si angazhohemi me botën”, shtoi ajo.
Gabriele Finaldi, drejtori i Galerisë Kombëtare të Londrës, tha se hyrja falas në muzetë kombëtarë është një nga pasuritë më të mëdha kulturore të Mbretërisë së Bashkuar.
“ Ajo u mundëson miliona njerëzve ta vizitojnë, ta shijojnë dhe ta mësojnë. Falë hyrjes falas, muzetë tanë janë një pjesë thellësisht integrale e jetës kombëtare dhe hyrja falas në muze admirohet gjerësisht nga kolegët tanë të muzeve në nivel ndërkombëtar”, shtoi ai.
Hulumtimet tregojnë se vizitorët në 15 muzetë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me 96 për qind që kur hyri në fuqi politika e hyrjes universale falas në vitin 2001 – nga gati 22.8 milionë në vitin 1999 në pak më pak se 44.7 milionë në vitet 2025/26.
Imazhet e reja të Google Earth zbulojnë përmasat e shkatërrimit në Rripin e Gazës
Çfarë është një “anëtar i asociuar” i BE-së dhe pse Kanadaja është e para?
Ministri i Jashtëm i Iranit: Katari i ka paraqitur SHBA-së ide të reja për rihapjen e Hormuzit
- 10:27 Imazhet e reja të Google Earth zbulojnë përmasat e shkatërrimit në Rripin e Gazës
- 10:24 Çfarë është një “anëtar i asociuar” i BE-së dhe pse Kanadaja është e para?
- 10:23 Ministri i Jashtëm i Iranit: Katari i ka paraqitur SHBA-së ide të reja për rihapjen e Hormuzit
- 10:16 I dënuar për vrasje me paramendim, kapet në Itali 28-vjeçari shqiptar
- 10:15 Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
- 10:13 “Vite zhvillimi brenda pak muajsh”, shkencëtarët paralajmërojnë për një shpërthim të inteligjencës artificiale