Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkanin Perëndimor, pritet të takohet me Begajn dhe Ramën më 30 shtator
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të nisë të mërkurën, më 30 shtator, nga Tirana turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës në Shqipëri, von der Leyen do të takohet fillimisht me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.
Vizita pritet të fokusohet te procesi i integrimit europian dhe hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Komisioni Europian është shprehur i gatshëm të mbështesë përmbylljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027.
Von der Leyen ka deklaruar gjithashtu se synon të paraqesë një afat kohor konkret për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Pas Tiranës, të enjten presidentja e Komisionit Europian do të vijojë turin në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti. Më pas, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës dhe Shkupit.
Vizitat në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë janë shtyrë për një datë tjetër, në një periudhë kur të dyja vendet ndodhen përballë zhvillimeve të rëndësishme politike dhe zgjedhore.




