Zidane “çmendet” në vijën anësore, festimi i golit të Olise bëhet viral

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.09.2026, 10:40

Franca mori një fitore dramatike 1-0 ndaj Belgjikës në Nations League, falë një goli spektakolar të Michael Olises në minutën e 88-të.

Por përtej golit që vendosi ndeshjen, vëmendjen e mori edhe reagimi i Zinedine Zidane në vijën anësore. Në momentin që topi përfundoi në rrjetë, trajneri francez shpërtheu nga gëzimi, vrapoi përgjatë vijës dhe, i përfshirë plotësisht nga emocioni, goditi me forcë një top që ndodhej mbi një kon.

Një festim spontan dhe i pazakontë që nuk kaloi pa u vënë re. Pamjet e “Zizou”-s duke festuar në këtë mënyrë u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke sjellë edhe një herë në vëmendje anën emocionale të ish-kampionit të botës.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Francës që prej marrjes së drejtimit nga Zidane, por këtë herë trajneri nuk u mjaftua me një grusht të ngritur në ajër. Goli i Olises në minutën e 88-të e bëri Zidanen të “shpërthente” në vijën anësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit