POLITIKË /

Von der Leyen nis turin ballkanik, viziton nesër Tiranën! Plani i KE për vendet kandidate: S'mund të përdorin veton

Kufizimet në planin e KE synojnë shmangjen e bllokimit të vendimmarrjes duke u hequr anëtarëve të rinj të drejtën e vetos.

Shkruar nga Versus

Von der Leyen nis turin ballkanik, viziton nesër Tiranën! Plani i KE

Ditën e mërkurë (nesër), presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë në kuadër të turit ballkanik që do të zhvillojë. Ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Takimet e saj do të vijojnë më 1 tetor në Kosovë me Albin Kurtin dhe presidenten në detyrë Albulena Haxhiu. Po ashtu në atë ditë, Von der Leyen do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

Duke shmangur Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën për shkak të zgjedhjeve që mbahen në këto vende, turneu përmbyllet me vizitën në Maqedoninë e Veriut.

Mirëpo vizita e saj nuk është krejt protokollare. Së fundmi KE ka një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për vendet kandidate, Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit. Ky plan parashikon reformat prioritare dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

BE po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate, por duke i kufizuar këto të fundit në vendimet që kërkojnë unanimitet brenda unionit. Në vitet e para të anëtarësimit, këto vende nuk do të mund të përdorin veton dhe nuk do të mund të kundërshtojnë vendimet që kërkojnë unanimitet. Këto kufizime synojnë të shmangin bllokimin e vendimmarrjes. Versus.al

Poll