AKTUALITET /

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por shkrumboi tokat përreth, arrestohet i riu në Fier

Shkruar nga Versus

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por shkrumboi tokat

Një 31 vjeçar me inicialet A.T është arrestuar nga policia në Kreshpan të Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

I riu dyshohet se ndezi zjarrin në një tokë që kishte marrë me qira me qëllim që të digjte mbeturinat, por situata i doli shpejt jashtë kontrollit. Si pasojë e erës së fortë, flakët u përhapën në sipërfaqe të tjera toke në fshat duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë, të cilët, pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit, pa pasoja për jetën e njerëzve apo banesat. Versus.al

Poll