VIDEO/ Elson Himallari, 17-vjeçari i Partizanit që po shkëlqen: debutoi në Champions League dhe u ftua nga Shqipëria U19

Elson Himallari po përjeton një ngjitje të shpejtë në karrierën e tij. Sulmuesi vetëm 17 vjeç është kthyer në një prej talenteve që po spikasin te Partizani.

Pavarësisht moshës dhe konkurrencës së fortë te “Demat e Kuq”, Himallari ka fituar minuta këtë sezon në Abissnet Superiore, duke treguar se është një alternativë e vlefshme për skuadrën.

Të lidhura

None found

Talenti i Partizanit paraqet rrezik të vazhdueshëm për portat kundërshtare, pasi godet me të dyja këmbët dhe lëviz me shkathtësi brenda zonës, ku arrin të krijojë situata të vështira për mbrojtjet rivale.

Një tjetër tregues i progresit të tij është fakti se Himallari firmosi kontratën e parë profesionale që në moshën 15-vjeçare.

Dy javë më parë, 17-vjeçari u aktivizua në UEFA Youth League, kompeticioni i njohur gjerësisht si Champions League për të rinjtë, në përballjen ndaj Valletta FC YL.

Pas këtij hapi, Himallari ka marrë edhe një tjetër vlerësim të rëndësishëm, pasi është grumbulluar nga Shqipëria U19.

Elson Himallari


Shtuar më 29.09.2026 11:15

Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet