Trump mund të rikthejë ndalimin ndaj tre mediave, CNN, MS NOW dhe Politico i drejtohen gjykatës Koalicioni qeverisës i Italisë fitoi ditën e djeshme zgjedhjet e pjesshme në rajonin jugor të Kalabrisë, prova e parë e madhe për kryeministren Giorgia Meloni kundër një “armiku të ri” të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen vitin e ardhshëm.
E Ardhmja Kombëtare, e udhëhequr nga ish-gjenerali i ushtrisë Roberto Vannacci, është rritur në rreth 9% në sondazhe që nga lançimi i saj në shkurt të këtij viti, duke tejkaluar partnerët e vegjël të koalicionit të Melonit dhe duke sfiduar të djathtën në zonën zgjedhore konservatore të Reggio Calabria-s.
Megjithatë, ata nuk arritën sukses, pasi kandidati i koalicionit qeveritar rreth 53% të votave, ndërsa kandidati i Vannacci-t siguroi afërsisht 10%, sipas një numërimi të pjesshëm.
Analistët kishin parashikuar një paraqitje më të fortë për Vannacci-n në një bastion tradicionalisht të djathtë, duke thënë se ai mund të ketë ndarë votën e krahut të djathtë dhe t’ia ketë dhënë fitoren qendrës së majtë.
“Ne fituam me një diferencë të madhe”, tha Roberto Occhiuto, guvernator aktual i Kalabrisë dhe nënkryetar i partisë së koalicionit Forza Italia.
Mbështetja për Vannacci-n është rritur në të gjithë vendin për shkak të qëndvimeve të tij kundër emigracionit dhe thirrjeve për ato që ai i përshkruan si vlera tradicionale italiane.
Ngritja e tij e ka shqetësuar Melonin dhe mund të ndërlikojë perspektivat e saj për rizgjedhje, duke tërhequr një pjesë të votuesve që mbështetën koalicionin në vitin 2022.
Anketuesit kanë thënë se ajo mund ta mbajë pushtetin nëse do të krijonte një aleancë me Vannacci-n. Por çdo lidhje e tillë do të shkaktonte tensione brenda radhëve të qeverisë.
Nënsekretarja e parlamentit Matilde Siracusano, një ligjvënëse e Forza Italia-s dhe partnere e Occhiutos, paralajmëroi se çdo pakt zgjedhor me National Future do të përbënte “një problem serioz”.
Ajo ka thënë se do ta padisë Vannacci-n pasi ai postoi një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në mediat sociale, ku e tregon atë të veshur me një bluzë zbuluese.
Ndërkohë kandidati i qendrës së majtë në zgjedhjet e pjesshme fitoi 35% të votave, duke përmirësuar performancën nga viti 2022, megjithëse pjesëmarrja ishte vetëm 22% kundrejt 49.4% katër vjet më parë.
Top Channel