SPAK refuzoi sot lejen që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, të ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit Bashkiak, që mbahet këtë të martë në orën 15.00. Ishte këshilli bashkiak që i bëri kërkesë SPAK-ut, t’i japë leje qytetarit të parë të Tiranës, për të marrë pjesë në mbledhjen ku pritet të diskutohet dhe projektligjit për ndarjen administrativo-territoriale.
Kërkesa specifikonte praninë fizike ose online përmes një video-konference të kryebashkiakut. E njëjta kërkesë zyrtare, i ishte drejtuar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Në kërkesë, këshilli bashkiak theksonte se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj. Por siç Report Tv mësoi SPAK e refuzoi kërkesën “në bazë të ligjit për trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe paraburgosurve”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Ne Spak ka mentalitet Sigurimi, Prokuroret jane me te mirepaguarit ne Republike dhe po demtojne imazhin e Drejtesise se "Re", me kokefortesine e tyre. Prokuroret e Spakut drejtojne Gjykatesit dhe i shantazhojne me te kaluaren e tyre korruptive. Keshtu qe çfare thote Dumi nga Dibra, apo Ols noteri, apo dhe shkodrani spiun Kraja, bejne gjykatesit.
Përgjigju





Komente
Komento