AKTUALITET /

Tragjedi në Greqi, 16 vjeçari shqiptar humb jetën gjatë ndeshjes së futbollit

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Greqi, 16 vjeçari shqiptar humb jetën gjatë

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavala ku një 16 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një dëmtimi të rëndë.

I mituri Asllan Gjana i cili ishte futbollist dhe po luante në minutat e para të ndeshjes mes Aiantas Panagia-Prinos dhe Byron Kavala, ka përplasur kokën me një mur pranë tribunës.

Pas goditjes, ai humbi ndjenjat mënjeherë, ndërsa ndeshja u ndërpre që në minutën e dytë. Pavarësisht ndihmës së parë dhe transportit me emergjencë në spital, mjekët nuk arritën të shpëtonin 16 vjeçari i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Pas tragjedisë ka reaguar edhe klubi Byron Kavala, i cili përmes një mesazhi ka shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit të tij. “Byron Kavala është në zi. Humbëm një nga fëmijët tanë”, thuhet në reagimin e klubit, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e 16-vjeçarit. Versus.al

Tags:

greqi

Poll