Atje ku dikur zhvilloheshin luftërat e kontinentit të vjetër, Papa Leoni XIV bëri thirrje për paqe dhe e paraqiti Europën si një shembull të pajtimit mes armiqve. Në ditën e fundit të vizitës së tij katërditore në Francë, në qytetin Metz, At ii Shenjtë theksoi rëndësinë e Europës dhe i bëri thirrje asaj të angazhohet më shumë për paqen në kontinent, si dhe të mbetet e hapur ndaj emigrantëve.