web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Skandal te Kopshti Botanik, betonieret derdhin mbetjet në mes të zonës së banuar

29 Shtator 2026, 11:36, Denoncim CNA

Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e rënda në kryeqytet vijon të mbetet problematike.

Së fundmi, një denoncim ka ardhur pranë redaksisë së CNA-së, ku pranë zonës së Kopshtit Botanik në Tiranë një betoniere është filmuar duke zënë rrugën në mes të pallateve dhe duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.

Në pamjet e siguruara, mjeti i tonazhit të rëndë shihet i parkuar në mes të rrugës mes dy pallateve. Përveç bllokimit të lëvizjes dhe zhurmës së vazhdueshme, vihet re edhe ndotja e ambientit.

Mbetje betoni dhe ujëra të përziera me materiale ndërtimi janë derdhur dhe përhapur në mes të rrugës, duke dëmtuar hapësirën publike dhe trotuarët.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për këtë papastërti dhe mungesë të masave gjatë punimeve, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të vendosur rregull dhe penalizuar subjektet që shkelin rregullat e qetësisë dhe pastërtisë publike. /CNA





Lajmet e fundit nga