web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Veliajt i dështon skema/ SPAK i jep goditjen e radhës

29 Shtator 2026, 11:30, Aktualitet CNA

Erion Veliajt i dështon skema/ SPAK i jep goditjen e radhës

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, në mbledhjen e ditës së sotme.

Këshilli Bashkiak kishte kërkuar që Veliaj të lejohej të merrte pjesë fizikisht në mbledhjen që është planifikuar të mbahet në orën 15:00, ose të lidhej përmes videokonferencës.

Kërkesa ishte dërguar pranë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bëhet me dije se refuzimi i SPAK-ut është bërë në bazë të dispozitave të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, që përcakton të drejtat dhe trajtimin e personave që ndodhen në paraburgim, si dhe kompetencat e institucioneve përgjegjëse.

Një skenë që i ngjante më shumë një hipokrizie sesa një kërkese, këshilltarët bashkiakë që dje e shkarkuan Erion Veliajn nga detyra, kërkuan pak ditë më parë që ai të ishte i pranishëm në mbledhje.

Ndërkohë vlen për t'u theksuar se mendimin për “Territorialen” dhe çështje të tjera, Veliaj mund ta japë edhe nga burgu pa qenë e nevojshme të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhje. /CNA





Lajmet e fundit nga