29 Shtator 2026, 11:35
Nga G.M
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi të martën që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të miratohen para 6 tetorit, duke paralajmëruar se Kuvendi rrezikon të shpërndahet pa e trajtuar këtë nismë.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha në një konferencë për media se kanë mbetur vetëm pak ditë deri në skadimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe se Kuvendi nuk duhet të shpërndahet pa e trajtuar projektligjin e kësaj partie për Specialen.
“Nuk mund të mos paralajmërojmë që është e papranueshme që të lejojmë që ky Kuvend të shpërbëhet - se duket që ky është qëllimi - pa e trajtuar këtë ligj”, tha Gruda.
Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati prej 60 ditësh ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Gruda tha se PDK-ja kërkon që projektligji të trajtohet para këtij afati.
“Unë e di që Qeveria i ka 30 ditë, por Kuvendi i ka vetëm shtatë ditë. Nuk mund Kuvendi të mbetet peng i një zyre administrative. Kërkoj pak më shumë patriotizëm nga zyrtarët që punojnë në Qeveri”, tha ai.
Sipas Grudës, projektligji është hartuar me ekspertizë, por PDK-ja është e hapur për argumentet dhe propozimet e palëve të tjera. Gruda tha gjithashtu se projektligji parasheh që ndryshimet përkatëse të mos jenë nën kontrollin e Dhomës së Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë, por të kontrollohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
PDK-ja e dorëzoi këtë projektligj në Kuvend më 21 shtator, disa ditë pasi Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Në dokumentin e propozuar, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet, ndër të tjera, që dënimi maksimal që mund të shqiptohet nga Dhomat e Specializuara të jetë 15 vjet burgim dhe që personat e dënuar të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.
Projektligji iu dërgua Qeverisë për mendim më 25 shtator, pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së 11-të. Nismën e PDK-së e ka mbështetur Aleanca, ndërsa LVV-ja ka thënë po e shqyrton fillimisht në aspektin juridik. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se qëndrimi i kësaj partie do të bëhet i ditur pasi ta pranojë zyrtarisht tekstin e projektligjit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se projektligjin e PDK-së e ka dërguar te një ekip ekspertësh, por se ende nuk mund të japë vlerësim për përmbajtjen e tij.
Ajo, megjithatë, kritikoi mungesën e konsultimeve gjatë hartimit të tij, duke thënë se do të ishte më e drejtë që projektligji të hartohej nga Komisioni për Legjislacion ose që paraprakisht të konsultoheshin ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe ekspertë të fushës.
Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë i ka kërkuar Qeverisë të hënën të sqarojë se kur pritet t’ia përcjellë Kuvendit mendimin për projektligjin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje. Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha të hënën se partia e tij është e hapur për të diskutuar edhe tema të tjera me LVV-në, nëse miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Hamza tha se për projektligjin kishte diskutuar edhe me kryeministrin Albin Kurti gjatë një takimi të dielën. Sipas tij, në takim ishte diskutuar edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por jo emrat e mundshëm.
“Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur edhe për tema tjera”, tha Hamza./REL
pdk
Aktualitet
29 Shtator 2026, 11:19
E. D
TIRANË- Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetëso...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:52
G.M
Zjarri në Fier
FIER- Një 31-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi dyshohet se ndezi z...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:17
E. D
EKUADOR- Mediat ekuadoriane i kanë kushuar një artikull grupeve shqiptare të drogës, duke theksuar se ato veprojnë prej më shum&...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:04
G.M
Pamje
BERAT- Një qytetar në Berat është ndëshkuar me një gjobë prej 60 mijë lekësh dhe i është hequr...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:13
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes a...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 09:57
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për vrasje është arrestuar në B...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 08:52
E. D
foto ilustruese
GREQI- Planet për ngritjen në Afrikë të një qendre për dëbimin dhe riatdhesimin e migrantëve, k&eum...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka reaguar pas publikimit nga grupi i hakerëve “Homeland Justic...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:41
E. D
Blendi Fevziu, Qamile Marra
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka takuar në Shqipëri një grua për të cilën pretendohet se &e...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit në...