Ndalesa e parë Tirana, Ursula von der Leyen nis të mërkurën turin ballkanik

29 Shtator 2026, 11:55Politika TEMA
Ndalesa e parë Tirana, Ursula von der Leyen nis të mërkurën

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nis të mërkurën turin e saj ballkanik, ku “stacioni” i parë do të jetë Tirana.

Në axhendë janë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Von der Leyen vijon më 1 tetor takimet në Kosovë, me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu.

Në të njëjtën ditë ajo do të vizitojë Malin e Zi, ndërsa të premten mbyll turin në Maqedoninë e Veriut, ku do të ketë takime me krerët kryesor të shtetit. 

Lini një Përgjigje