web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EMRI/ Ikën Topi, emërohet drejtoresha e re e FSDKSH

29 Shtator 2026, 11:47, Aktualitet CNA

EMRI/ Ikën Topi, emërohet drejtoresha e re e FSDKSH

Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Bëhet me dije në këtë detyrë është emëruar Suela Popa, e cila do të marrë zyrtarisht drejtimin e këtij institucioni. Drejtoresha e re e FSDKSH pritet të prezantohet sot nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahia.

Suela Popa është një financiere me arsim në Financë-Bankë dhe Drejtësi nga Universiteti i Tiranës, e cila ka shërbyer si Drejtore e Përgjithshme e AZHBR-së dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë kujtojmë se Ilir Topi ka qëndruar vetëm 4 muaj në këtë detyrë, ndërsa ishte cilësuar si një nga njerëzit e rrethit të ngushtë të Evis Salës. /CNA

 





Lajmet e fundit nga