Të shtëna me ar'më gjatë aksionit antidrogë në Qafështamë

Aktualitet


Policia e Tiranës po zhvillon një operacion në malet e Krujës, Qafshtamë, e më gjerë për kultivimin e kanabisit nderkohe qe gjate kontrolleve te efektivave ne terren ka pasur edhe te shtena me arme.
 
Burimet policore bejne me dije se në mbështetje te operacionit janë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në operacion të përbashkët. 

Gjatë kontrolleve janë regjistruar të shtëna me arme, nga të cilat fatmiresisht nuk ka të dëmtuar.

Aksioni vijon për kanabis dhe burime bëjnë me dije se janë gjetur rrënjë dhe po asgjesohen.

Nderkohe grupi i hetimit ka nisur punen per identifikimin e pronesise se tokave ku ishte mbjelle bima narkotike por edhe zbulimit te personave qe mund ta kene shfrytezuar ate per kultivim kanabisi.

Zona e Krujes dhe Durresit eshte nje nga me problematiket vitet e fundit per kultivim bimesh narkotike.

ME TE LEXUARAT