Komisioni Evropian do të miratojë javën që vjen një raport për politikën e zgjerimit ku do të bëjë një analizë të gjerë dhe precize të këtij procesi të rëndësishëm dhe sfidave që ka për BE-në, por edhe të japë disa rekomandime për hapat që duhet të ndërmerren për ta bërë zgjerimin me sukses të dyanshëm.
Sipas propozimeve të Komisionit, të cilat do t’i prezantohen BE-së për vendet e reja anëtare do të vendosen disa kufizime, së paku në një fazë të kufizuar kohore.
Kjo do të përfshinte përkohësisht edhe mohimin e së drejtës së vetos, dhe në raste ekstreme, nëse do të ketë dëshmi se vendi i ri anëtare nuk i respekton vlerat themelore të BE-së, do të mund të çonte edhe deri tek heqja e të drejtës së votës, raporton KOHA.
Në raste kur vendi i ri anëtar nuk do të kishte mundësi për të përdorur të drejtën e vetos, Këshilli do të bënte përpjekje maksimale për të adresuar ndonjë interes vital kombëtar të atij vendi.
Shpesh në të kaluarën ka pasur raste kur vendimet janë bllokuar vetëm nga një shtet anëtar. Kjo ka ndodhur edhe në rastet e sanksioneve ndaj ndonjë shteti apo në çështjet tjera të politikës së jashtme.
Ndërsa do të mohohej përkohësisht e drejta e vetos për vendet e reja anëtare, Komisioni propozon që të zgjerohet fusha e vendimmarrjes me shumicë të kualifikuar në përgjithësi që do të hiqte të drejtën e vetos edhe për vendet anëtare aktuale.
Kjo do ta bënte BE-në më të aftë për të vepruar ndërkohë që nuk do të prekte traktatet themellore të bllokut. Për ndryshimin e traktateve është i nevojshëm pajtimi i të gjitha vendeve anëtare dhe pastaj ratifikimi i këtyre ndryshimeve në Parlamentet e secilit vend, diçka që është bërë shumë joreale.
© SYRI.net
Me rregull 3-shi narcoRama shumëzohet me Gys e pjesëtohet me Suel në ‘Pandorën e Bllokut..’
Harta e re territoriale/ PL mbështet draftin e PD-së, Haxhinasto: Drafti i PS-së ka qëllime elektorale
Çelaj: Sot bëhen 80 vjet nga një prej faqeve më të dhimbshme e më krenare të historisë së popullit të Malësisë Gjakovës