29 Shtator 2026, 12:11
Nga E. D
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme për seancën gjyqësore të dosjes “Sterilizimi”. Siç shihet edhe nga pamjet, Beqaj është paraqitur në Gjykatë, i shoqëruar nga një efektiv policie.
Beqaj u lirua nga arresti me burg në muajin korrik lidhur me hetimet e abuzimeve me fondet SASPAC, teksa iu caktua një masë më e lehtë “arrest shtëpie”. Ish-ministri po hetohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.
Sterilizimi
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.
Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit./Dosja.al
ilir beqaj
Aktualitet
29 Shtator 2026, 11:46
E. D
Edison Korra dhe Orest Balla
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dy të rinjtë, të cilët tentuan ...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 11:46
I.A
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Qafështamë, gjatë një operacioni antidrogë t&e...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 11:35
G.M
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi të martën që ndryshimet në Ligjin p&eu...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 11:19
E. D
TIRANË- Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetëso...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:52
G.M
Zjarri në Fier
FIER- Një 31-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi dyshohet se ndezi z...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:17
E. D
EKUADOR- Mediat ekuadoriane i kanë kushuar një artikull grupeve shqiptare të drogës, duke theksuar se ato veprojnë prej më shum&...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:04
G.M
Pamje
BERAT- Një qytetar në Berat është ndëshkuar me një gjobë prej 60 mijë lekësh dhe i është hequr...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 10:13
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes a...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 09:57
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për vrasje është arrestuar në B...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 08:52
E. D
foto ilustruese
GREQI- Planet për ngritjen në Afrikë të një qendre për dëbimin dhe riatdhesimin e migrantëve, k&eum...