Ndryshime në Sanremo,zbulohet metoda që do të zbulojë nëse prapa një kënge qëndron njeriu apo algoritmi

Bota

sanremo-2027-1260x630-1_hd-1280x720.jpg
Sanremo 2027 ka vendosur kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale, duke mos lejuar që ajo të zëvendësojë apo të shtrembërojë kontributin krijues njerëzor në këngët konkurruese.

Por si do të kuptohet nëse një këngë është krijuar nga njeriu apo nga AI? Deezer ka zhvilluar sisteme që analizojnë gjurmët digjitale të lëna nga gjeneratorët e muzikës. Sipas kompanisë, këngët e krijuara drejtpërdrejt nga platforma si Suno mund të identifikohen me një saktësi të deklaruar prej 99.8%.

Problemi bëhet më i ndërlikuar kur kënga është hibride. Një autor mund të përdorë AI vetëm për një melodi, një pjesë të tekstit apo një ide dhe më pas ta ndryshojë e ta përfundojë vetë. Në këto raste, është shumë më e vështirë të përcaktohet se sa rol ka pasur teknologjia.

Një tjetër teknologji është SynthID, e Google DeepMind, e cila vendos një lloj firme dixhitale të padukshme në përmbajtjet e krijuara nga modelet e saj të pajtueshme. 

Për Sanremon, kontrolli mund të mbështetet te kombinimi i analizave teknike, watermark-eve, deklaratave të autorëve dhe materialeve të procesit krijues, si demo-t dhe versionet e ndërmjetme.

Ndërkohë, sipas të dhënave të cituara nga Deezer, këngët e krijuara me AI kanë kaluar 50% të materialeve të dorëzuara në ditët me fluks të lartë, por përbëjnë rreth 1–3% të streameve totale. Kështu, sfida e Sanremos nuk është vetëm të zbulojë AI-n, por të përcaktojë ku përfundon ndihma teknologjike dhe ku fillon zëvendësimi i krijimtarisë njerëzore.

 

ME TE LEXUARAT