Konflikt për tokën në Maliq, plagoset me thikë një person
Një konflikt mes dy banorëve në fshatin Sovjan të Maliqit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë këtë të martë.
Mësohet se konflikti ka nisur për motive që lidhen me pronësinë e tokës, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej personave është goditur me mjet prerës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim shtetasi M. R..
Rreth orës 12:00, në spitalin e Korçës, është paraqitur për mjekim, shtetasi I. H., rreth 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë, nga shtetasi M. R., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Sovjan.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kryen veprimet e para hetimore dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Farkës, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet
Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur
Të shtëna me armë në një operacion antidrogë në Qafshtamë
- 13:17 Brunner: Puna e mirë e BE mbi emigracionin u eklipsua nga ngjarjet në Ceuta
- 13:16 Balla: Me europarlamentarët folëm për Zvërnecin, i qëndrojmë projektit tonë
- 13:11 Balla për arrestimin e Vlora Hysenit: PS nuk është avokate e askujt
- 13:06 Skenar si nëpër filma, zhduken 39 kg kokainë në një sallë gjyqi në Fixhi! Ishte zëvendësuar me miell
- 13:01 Kremlini: Rusia dëshiron që Irani të mbetet pjesë e traktatit bërthamor
- 13:00 Sulm kibernetik ndaj FBI-së! Punonjësit e agjencisë e mësuan ngjarjen nga mediat, autori arrestohet në Holandë