Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr me thika në Maliq, plagoset një person, shkak janë bërë bagëtitë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika në Maliq, plagoset një person, shkak janë
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Sovjan të Maliqit. Burime për mediat bëjnë me dije se nga informacionet paraprake mësohet se dy persona janë konfliktuar me njërit-tjetrin, konflikt i cili ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një prej personave të përfshirë në këtë sherr, ndërkohë që është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga deklarimet e para mësohet se shkak i këtij konflikti janë bërë bagëtitë. PËr më shumë informacione pritet një reagim zyrtar nga policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese