Kronikë
Konflikt për tokën në Sovjan, një person plagoset me thikë
Një konflikt mes dy banorëve në fshatin Sovjan të Maliqit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me mjet prerës.
Ngjarja dyshohet se ka nisur për motive që lidhen me pronësinë e një sipërfaqeje toke. Gjatë konfliktit, njëri prej personave është goditur me thikë.
Reklamë
I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rreziku per jeten.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Autori eshte shoqeruar ne komisariatin e policise Maliq ku dhe po merret ne pyetje nga oficeret e policise gjyqesore.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




