• Kontakt
Tuesday, September 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit

12:23 : 29/09/2026
në RAJONI

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi të martën që ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të trajtohen para 6 tetorit, duke paralajmëruar se Kuvendi rrezikon të shpërndahet pa e shqyrtuar këtë nismë.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, theksoi se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit dhe se Kuvendi nuk duhet të shpërndahet pa e trajtuar projektligjin e PDK-së.

“Nuk mund të mos paralajmërojmë që është e papranueshme që të lejojmë që ky Kuvend të shpërbëhet – se duket që ky është qëllimi – pa e trajtuar këtë ligj”, tha Gruda.

Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Lexo edhe:

Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Kosovë/ A do të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale?

Gruda tha se edhe pse Qeveria ka 30 ditë për të dhënë mendimin për projektligjin, Kuvendit i kanë mbetur vetëm shtatë ditë për ta trajtuar atë.

“Nuk mund Kuvendi të mbetet peng i një zyre administrative. Kërkoj pak më shumë patriotizëm nga zyrtarët që punojnë në Qeveri”, tha ai.

Sipas Grudës, projektligji është hartuar me ekspertizë, por PDK-ja është e hapur për argumentet dhe propozimet e palëve të tjera.

Ai tha gjithashtu se projektligji parasheh që ndryshimet përkatëse të mos jenë nën kontrollin e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë, por të kontrollohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se projektligji nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e presidentit.

“Ligji është mbi secilin kalkulim politik. Presidenti është konsensus politik, vullnet politik i subjekteve politike. Po, ligji e tejkalon këtë, ligji është obligim kombëtar i yni, obligim për gjakun e dëshmorëve, obligim për gjeneratat që kanë ardhur”, tha Tahiri.

PDK-ja e dorëzoi projektligjin në Kuvend më 21 shtator, disa ditë pasi Dhomat e Specializuara dënuan me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqës të UÇK-së: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Në dokumentin e propozuar, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet, ndër të tjera, që dënimi maksimal që mund të shqiptohet nga Dhomat e Specializuara të jetë 15 vjet burgim dhe që personat e dënuar të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Projektligji iu dërgua Qeverisë për mendim më 25 shtator, pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së 11-të.

Nismën e PDK-së e ka mbështetur Aleanca, ndërsa LVV-ja ka thënë po e shqyrton fillimisht në aspektin juridik.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se qëndrimi i kësaj partie do të bëhet i ditur pasi ta pranojë zyrtarisht tekstin e projektligjit.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se projektligjin e PDK-së e ka dërguar te një ekip ekspertësh, por se ende nuk mund të japë vlerësim për përmbajtjen e tij.

Ajo, megjithatë, kritikoi mungesën e konsultimeve gjatë hartimit të tij, duke thënë se do të ishte më e drejtë që projektligji të hartohej nga Komisioni për Legjislacion ose që paraprakisht të konsultoheshin ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe ekspertë të fushës.

Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë i ka kërkuar Qeverisë të hënën të sqarojë se kur pritet t’ia përcjellë Kuvendit mendimin për projektligjin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha të hënën se partia e tij është e hapur për të diskutuar edhe tema të tjera me LVV-në, nëse miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Hamza tha se për projektligjin kishte diskutuar edhe me kryeministrin Albin Kurti gjatë një takimi të dielën. Sipas tij, në takim ishte diskutuar edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por jo emrat e mundshëm.

“Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur edhe për tema tjera”, tha Hamza./ REL

Etiketa: gjykata specialekosovePDK

Lajme të lidhura

RAJONI

Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

11:15 : 29/09/2026
RAJONI

Kosovë/ A do të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale?

22:52 : 28/09/2026
RAJONI

”Jo në emrin tim”, Prishtina sërish në protestë për katërshen e UÇK-së

21:23 : 28/09/2026
RAJONI

Kosovë/ Partitë ende pa marrëveshje për presidentin e ri

17:10 : 28/09/2026
Foto ilustruese
RAJONI

Aksion në veri të Kosovës/ Sekuestrohen armë, municion dhe uniforma ushtarake

22:29 : 27/09/2026
BOTA

Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë

18:25 : 27/09/2026

TË GJITHA

PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit

12:23 : 29/09/2026

Plagosje me thikë në Maliq

12:20 : 29/09/2026

Seanca për sterilizimin, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO

12:12 : 29/09/2026

Ura e Zogut pret dimrin e degraduar dhe pa ndërhyrje

12:09 : 29/09/2026

Tentativa për të mashtruar Armand Dukën, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

11:55 : 29/09/2026

Kushtoi 4.7 mln euro, rruga Vllahinë-Poçem shembet 2 vite pas ndërtimit nga “Shkëlqimi 07” dhe “Fusha”

11:51 : 29/09/2026

Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë

11:44 : 29/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com