Prej 8 muajsh, banorët e Labovës së Madhe përballen me një rrugë tërësisht të pakalueshme. Asnjë ndërhyrje nuk është bërë për rehabilitimin e saj, ndërsa banorët thonë se janë lënë në mëshirë të fatit. Dy banesa kanë mbetur të pabanuara, ndërsa familjet detyrohen të qëndrojnë në kasolle, në kushte të vështira jetese.