Sela: Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar duhet të jenë në protestat për UÇK-në

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë bashkërisht në protestat e paralajmëruara për katërshen e UÇK-së, pavarësisht përkatësive të tyre politike.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste në emisionin “Rishtazi” në “KohaCast”, Sela u shpreh se në tubimet që mund të organizohen në Tetovë dhe në qytete të tjera duhet të jenë të pranishëm edhe liderët shqiptarë, pa marrë parasysh dallimet dhe kundërshtitë politike. Ai tha se në protestën e djeshme vendin duhej ta kishin edhe Bilalli, Izeti dhe Afrimi, si qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. “Secili që është shqiptar ka tagër të jetë në këto protesta, sipas asaj që paralajmëruan organizatorët”, theksoi Sela.

Ai nënvizoi se mospajtimet politike nuk duhet të bëhen pengesë për pjesëmarrjen në çështje që, sipas tij, lidhen me interesin e përbashkët të qytetarëve shqiptarë.

Sela pranoi se politikisht mund të ketë përplasje dhe këndvështrime të ndryshme, por u bëri thirrje që në Tetovë, nëse organizatorët mbajnë protestë atje, të jenë edhe Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Ai shtoi se këtë e thotë për çdo qytetar shqiptar, pavarësisht se ku ndodhet, cilës parti politike i përket apo kujt ia jep votën.

Sipas tij, pjesëmarrja në protesta nuk duhet të kushtëzohet nga përkatësia partiake, ndërsa kërkoi mobilizim qytetar përtej ndarjeve politike.


Shtuar më 29.09.2026 12:25

Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet