Me rregull 3-shi narcoRama shumëzohet me Gys e pjesëtohet me Suel në ‘Pandorën e Bllokut..’

Me rregull 3-shi narcoRama shumëzohet me Gys e pjesëtohet me Suel në ‘Pandorën e Bllokut..’

12:01, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Basir Çollaku/

Një deputete prodhim ramist për çështje statistikash elektorale, me disa të tjerë të ngjashëm, me rregull treshi, janë modeli ku është stallosur Parlamenti. Mjaft prej tyre kanë kursin e thashethemeve dhe servilisë besnike, si pasqyrë e Mafies, tipare të përzgjedhjes.

Një zyrë në bllok, ku mblidheshin mejhanet e qeverisë e pushtetit kabriole, vetëm me nallane, ishte kurdisur një "epstein"-izëm prej afro tre vitesh. Shteti i çbrekosur nëpër video, është një turrë turpi me pasthirma, britma, kafshërime. Një bankomat zgrapës i buxhetit nga krimi. Një Bord Mafie kontrollor qeverisjeje.

KM Rama nuk pohon as mohon nëse ishte vizitor dhe konsumator i mëhallës së qejf-qederit.. Ndonëse licenca e aktivitetit nuk funksiononte dot pa Po-në e tij. Monologu i Rinasit u sajua si alibi, për përgjimet në pritje publikimi, ku del shpesh emri i tij. Ministrat, politikanët, zyrtarët, ligjtarët, struken se mos u turren gratë e kalamajtë me dru kurrizit, kur hallatet t'u shpërthejnë në medie sociale. Trafikantët me biznese krijuar nga fuqia e karriges së tij, nuk e lënë Ramën të largohet.

Çdo sejmen e zaptues publik, ka nëpër tefterë hetimi, një "radarfikës" Prokurorët e gjyqtarët, e nahisë së re, ku shpresa publike pret këllqe veprimi kanë telashe ndër vedi. Disa prej tyre janë kapur gafil. Praktikisht duhet të jenë të pandehurit e Pandorës 2026, kutisë, apo Pandorës së Bllokut. SPAK është kompromentuar ligsht.

Rama ka fikur pjesërisht radarët e Lindës, Belindës, Mirlindës por ngeci te ato të Vlorës, se çelësi amerikan nuk bindej. Ka vatra zjarri si Balluku, Taulanti, Veliaj, Aruba, Zvërneci, Albanian Files, Inceneratori i rikthyer i Vjenës, Teatri, AZHT, Kadasra, Ron Yeffeti, Timak China, San shëndetësia, hakerat iranianë, Sinaloa e të tjera kartele. Këta e plot të tjera janë djegësit ku ai nuk ikën dot.

Evropianët dhe amerikanë tolerues ekstrem të vrasjes së demokracisë nga Rama ushqehen hidhur me stabilitet shterpë. Mbyllën një sy, një vesh, derisa përbindëshi me aksionet edhe të tyre, është tani i kthyer edhe kundër tyre. Me krim. Me korrupsion. Me trafik kokaine. Kriptomonedha. Callcentera. Pastrim parash. Zgjedhje të asgjësuara.

Për të mbijetuar kuçedra e shumëzuar me Gys dhe pjesëtuar me Suel, sipas tresh-rregullit të mjerim-mandateve, nga izolimi i madh, hidhet e kanos me partneritet rus dhe kine. Njëlloj siç lepuri kanoste Luanin në mungesë çdo ditë. Dhe kur luani vajti ta marrë në pyetje,.ai vrapoi të shfajësohej.

Çjanë këto përralla që dëgjoj more lepur, e pyet mbreti i pyllit..

Aman o luan, gjegjet lepuri, skam çfarë bëj dhe rri e ha mut kot.. Deri një ditë..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco