Një shpërthim i fortë ka ndodhur para pak minutash në një pikë karburanti në Sarandë, në rrugën  “Skënderbeu”. Shpërthimi te ‘AN Oil’ ndodhi gjatë kohës së pastrimit të depozitave të gazit.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 40 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica, 27 vjeç,i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi. Pema do të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Në pikën e karburantit nuk raportohet të ketë dëme të mëdha.

Forca të shumta policie e zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacione paraprake

Rreth orës 12:10, në lagjen nr. 1, në një pikë karburanti, dyshohet se gjatë pastrimit të depozitave të gazit ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë, janë dëmtuar dy punëtorë, shtetasit F. P., rreth 40 vjeç dhe F. B., rreth 27 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Lajm në përditësim...