Një shpërthim i fortë është regjistruar në një pikë karburanti në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur pak mibuta më parë në rrugën “Skënderbeu”. Nga shpërthimi ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencën e Sarandës.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha të plagosurit janë Fatmir Pema 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.
Forca të shumta policie, zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.
© SYRI.net