Mesditën e sotme, një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë.
Dyshohet nga deklarimet paraprake në urgjencë, se i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë. Policia është drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve në spital, i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Momentalisht nuk ka rrezik për jetën.
