web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë/ Plagosen dy persona

29 Shtator 2026, 12:46, Kronika CNA

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në lagjen Nr. 1 rruga “Skënderbeu” në qytetin e Sarandës. Si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur 2 persona të lënduar të cilët janë transportuar menjëherë drejt urgjencës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacionit zyrtar nga Sektori i MZSH-së Sarandë, shërbimi zjarrfikës është njoftuar rreth orës 11:55 për ngjarjen. Në vendngjarje u konstatua se zjarri ishte fikur paraprakisht nga vetë punonjësit e karburantit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se një punonjës po punonte me mjet prerës troho në ambientet e brendshme të depozitave të karburantit. Si pasojë e shkëndijave nga mjeti prerës, kanë marrë flakë avujt e karburantit dhe ka shpërthyer pjesa e avullit që ndodhet jashtë depozitave.

Të lënduar nga ky shpërthim janë shtetasit F.P., 39 vjeç, i cili po punonte brenda depos dhe ka pësuar djegie në trup, si dhe F.B., 27 vjeç, i cili është dërguar në spital pas tronditjeve të forta nga shpërthimi.

Vlen të theksohet se ky incident vjen pak kohë pasi një tjetër shpërthim karburanti u regjistrua më herët edhe në qytetin e Tiranës, duke ngritur shqetësime mbi zbatimin e rregullave të sigurisë teknike. /CNA





Lajmet e fundit nga