Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona
29/09/2026 12:38
Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në një pikë karburanti në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për drejt spitalit për të marrë ndihmën jetësore.
Rrethanat dhe shkaku i shpërthimit ende nuk dihen.
Ky është shpërthimi i dytë në një pikë karburanti në javët e fundit, pas shpërthimit që ndodhi rreth 3 javë më parë, më 9 shtator në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në Tiranë.
Top Channel