Sarandë, shpërthim i fortë në pikën e karburantit, pësojnë djegie dy persona, zbulohen emrat
Lajmifundit
/
29 September 2026, 12:47
Aktualitet

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë.
Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Sarandës.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është dërguar në spital pasi ka pësuar tronditje si pasojë e shpërthimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për situatën.
Nderkohe po punohet edhe per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.


