Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë me ish-ministrin e shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku po zhvillohet procesi gjyqësor në kuadër të dosjes “Saspak”.
Beqaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, është paraqitur në gjykatë pavarësisht bojkotit të avokatëve.
Bojkoti i avokatëve ka sjellë shtyrjen apo pezullimin e disa seancave gjyqësore, ndërsa në rastin e Beqajt vijon procesi lidhur me dosjen “Saspak”.
Rruga e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, drejt dyerve të SPAK-ut dhe vënies nën përgjegjësi penale u zhvillua në dy linja kryesore hetimore: koncesioni i sterilizimit dhe abuzimi me fondet e agjencisë SASPAC.
1. Zanafilla: Koncesioni i Sterilizimit
Kallëzimi (2019): Nisma Thurje dorëzoi një kallëzim penal në SPAK për koncesionin 10-vjeçar të sterilizimit të pajisjeve mjekësore (me vlerë rreth 100 milionë euro), të dhënë gjatë kohës kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Masa e parë e sigurisë (Nëntor 2023): Pas hetimeve disamujore dhe arrestimit të ish-zëvendësministrit Klodian Rjepaj e biznesmenit Ilir Rrapaj, SPAK e mori Beqajn zyrtarisht si të pandehur për "Shpërdorim detyre". Ndaj tij u caktua masa e sigurisë "Detyrim për t'u paraqitur" dhe bllokim i pasaportës.
2. Kthesa kryesore: Abuzimi me fondet e BE-së (SASPAC)
Kontrollet Blic (Dhjetor 2023): Gjatë hetimeve për pasurinë dhe lëvizjet e tij, BKH ushtroi kontroll në banesën e Beqajt dhe në zyrën e tij te SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Tregetar dhe Ndihmës me Fondet e BE-së, të cilën ai e drejtonte). Aty u sekuestruan dokumente, fatura dhe pajisje elektronike.
Skema e faturave fiktive: Hetimet e SPAK zbuluan se gjatë kohës që drejtonte SASPAC, Beqaj dyshohej se kishte ngritur një skemë korruptive me fatura fiktive përmes një restoranti në Tiranë ("Gzona") dhe kompanive konsulente, për të përvetësuar fondet e donatorëve të huaj.
3. Arrestimi me burg (Korrik 2024)
Më 4 korrik 2024, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme lëshoi urdhërarrest me burg për Ilir Beqajn. Akuza u zgjerua me veprat penale "Korrupsion pasiv", "Refuzim për deklarim ose deklarim i rremë i pasurisë" dhe "Shpërdorim i fondeve të BE-së".


