Sarandë- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në pikën e karburantit të "ANOIL" paraditen e sotme.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.
Policia ka rrethuar vendngjarjen, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të fortë që tronditi zonën. Versus.al

