Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

29 Shtator 2026 | 12:46

Një shpërthim i fortë është regjistruar këtë të martë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” dhe raportohet për dy të plagosur.

Ata janë transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Nga informacionet e para, të plagosurit janë Fatmir Pema dhe Florian Bica.

Forca të shumta policie e zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.

“Sarandë/Informacione paraprake Rreth orës 12:10, në lagjen nr. 1, në një pikë karburanti, dyshohet se gjatë pastrimit të depozitave të gazit ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë, janë dëmtuar dy punëtorë, shtetasit F. P., rreth 40 vjeç dhe F. B., rreth 27 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Duhet të krijojmë kushte për turizmin luksoz, Shqipëria i ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin foli edhe lidhur me investimet në Zvërnec dhe në ishullin e...
14:12 | 29/09/2026

Rama nga samiti i Turizmit: Bota është synimi ynë i ardhshëm, i kemi lënë pas fqinjët tanë prej 5 vitesh

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin në Bruksel. Ramë gjatë fjalës së tij u shpreh...
13:58 | 29/09/2026

U hoq si Taulant Balla dhe i kërkoi 100 mijë euro Dukës, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Tiranës caktoi arrest në burg për dy të arrestuarit për tentativën e mashtrimit ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Orest Balla dhe Edison...
13:55 | 29/09/2026