U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në një pikë karburanti në Sarandë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosur nga shpërthimi kanë mbetur Fatmir Pema, 39 vjeç i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27-vjeç , i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.
Të dy të plagosurit janë punonjës mirëmbajtjeje në pikën ku ndodhi shpërthimi.
Rrethanat dhe shkaku i shpërthimit nuk janë bërë ende të ditura.
Ky është shpërthimi i dytë në një pikë karburanti në javët e fundit, pas shpërthimit që ndodhi rreth 3 javë më parë, më 9 shtator në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacione paraprake
Rreth orës 12:10, në lagjen nr. 1, në një pikë karburanti, dyshohet se gjatë pastrimit të depozitave të gazit ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë, janë dëmtuar dy punëtorë, shtetasit F. P., rreth 40 vjeç dhe F. B., rreth 27 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Top Channel