Vendi
Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Farkës, dyshohet se u përplas për vdekje nga një makinë, shoferi u largua
Një person është gjetur pa shenja jete këtë të martë pranë zonës së Urës së Farkës në Tiranë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi mund të jetë përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Reklamë
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar automjetin dhe drejtuesin e tij.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




