Gjendet pa shenja jete një person pranë Urës së Farkës, dyshohet se mund të jetë rrëzuar
29/09/2026 13:06
Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Urës së Farkës, në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se viktima është një i moshuar rreth 70 vjeç, i cili njihet si një person pa konflikte.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të jetë rrëzuar.
Top Channel