Korçë, mori lokalin me qira dhe shiste kok*ainë, e pëson 56-vjeçari

Një 57 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira.I arrestuari është S. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq.
Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, informoi sot policia.
Njoftimi:
Maliq/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim shtetasi M. R..
Rreth orës 12:00, në spitalin e Korçës, është paraqitur për mjekim, shtetasi I. H., rreth 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë, nga shtetasi M. R., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Sovjan.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kryen veprimet e para hetimore dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


