Partia Demokratike duhet të vijojë me konsultimin e propozimit të saj për reformën territoriale në bashkitë e vendit, tha Taulant Balla. Ai refuzoi të komentonte nëse socialistët do ta votojnë draftin e tyre më 8 tetor, siç është parashikuar në kalendarin e Kuvendit duke u shprehur se gjithçka varet nga puna e Komisionit të Ligjeve.
“Kur kam pasur ndonjëherë që kam dështuar në votime? Do të presësh njëherë. Nuk komentoj pa mbledhjen e grupit parlamentar. Di që Komisioni i Ligjeve po bën një punë të shkëlqyer. Përshëndes faktin që PD ka kuptuar që në demokraci konkurrohet me propozime. Ka ardhur një propozim, në ligj përcaktohet që çdo lloj drafti që vjen për ndryshime në hartën administrative-territoriale, duhet t’u shkojë këshillave bashkiakë. Në vlerësimin tim, para se t’i bashkohet procedurës parlamentare, duhet t’i bashkohet të njëjtit proces. Nuk është faji im që këta të shkretët janë gjithnjë të vonuar. Në rastin tonë, procedura parlamentare i ka plotësuar të gjitha afatet. Nëse Komisioni do ta mbyllë, kalendari i Kuvendit parashikon datën 8”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Arresti i ish-kreut të SHISH, PS: Të hetohet, s’jemi avokatë të askujt! Balla-opozitës: Fërkoni duart nga sukseset e SPAK, por prokurorët i sulmoni me 'libër shtëpie' (VIDEO)








