Taulant Balla për Vlora Hysenin: PS nuk është avokate e askujt

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për masën e arrestit ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Balla tha se mazhoranca nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes së SPAK. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se PS nuk është “avokate mbrojtëse e askujt”, ndërsa theksoi se çdo zyrtar duhet ta kundërshtojë në gjykatë çdo masë që kufizon lirinë e tij.

“Unë bëj pjesë tek ata që nuk i komentojnë dosjet e SPAK-ut. Nuk kam komentuar as dosjet për të cilat kam bërë akuzë unë, siç është rasti i Sali Berishës, dhe nuk kam komentuar asnjëherë përmbajtjen e dosjeve. Me vendim gjykate, tanimë jemi të ndaluar të komentojmë mbi copëza bisedash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë dy standarde që ky grup parlamentar, mazhoranca, shumica, i ka përcaktuar. Ne nuk hyjmë në meritën e dosjeve, nuk komentojmë përmbajtjen e tyre dhe çdo zyrtar duhet ta kontestojë në gjykatë kufizimin e lirisë në të gjitha format e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

PS-ja nuk është avokate mbrojtëse e askujt. Në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë, përmes së drejtës që i ka dhënë sovrani, e ka ushtruar këtë të drejtë. Dua të rishpreh se Shqipëria, sa i përket pjesës që lidhet me kufizimet e lirisë përpara vendimit të gjykatës, duhet t’i japë fund kësaj praktike.

Hyni në ChatGPT dhe pyeteni: “Kush është delja e zezë e Europës?”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?